BBC jehonë revoltës së studentëve në Shqipëri: Vala e protestave kërkon largimin e Ramës! Përplasje mes të rinjve dhe policisë

1 November 2026, 00:01 / AKTUALITET ALFA PRESS

BBC jehonë revoltës së studentëve në Shqipëri:

Protesta e studentëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në Shqipëri ka tërhequr edhe vëmendjen e BBC-së.

Media britanike raporton për përshkallëzimin e situatës në Tiranë, ku demonstruesit kanë hedhur bomba molotov dhe gurë drejt policisë, ndërsa efektivët janë kundërpërgjigjur me autobotë uji.

“Protestat kanë shpërthyer sërish në Shqipëri, ku demonstruesit kanë hedhur bomba molotov dhe gurë drejt policisë, e cila është përgjigjur me autobotë uji”, shkruan BBC.

Media britanike thekson se përplasjet e fundit janë pjesë e një vale protestash kundër qeverisë, që vijojnë prej javësh dhe organizohen nga studentët, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Raportimi i BBC-së i shtohet pasqyrimit të protestave shqiptare nga mediat ndërkombëtare, në një kohë kur tubimet dhe përplasjet në rrugët e Tiranës kanë vijuar të tërheqin vëmendjen jashtë vendit.

 

Po ndodh...