“Live me Luizin”/ Fero në Big Brother? Zbulon kushtin që ka këngëtari

1 November 2026, 12:51 / SHOWBIZ ALFA PRESS
“Live me Luizin”/ Fero në Big Brother? Zbulon kushtin që

I ftuar  në “Live me Luizin” këtë javë ishte këngëtari i njohur Fero.

Përveç familjes, karrierës dhe jetës së tij, Fero u ndal edhe te një tjetër detaj, i “ngacmuar” nga Luiz Ejlli.

A do të futej Fero në “Big Brother”?

“Nëse do të hyja në Big Brother, qëllimi im është për të fituar. Ta pyes publikun: A keni qejf të hyj apo jo unë në Big Brother? Nuk ka pasur edicion që emri im të mos jetë lakuar se do të hyj. Tani, duke qëndruar me ty, është shumë e lehtë ta fitoj Big Brother-in”, tha ai me humor, ndërsa mori duartrokitjet e publikut./TopChannel

Po ndodh...