Në kërkim për disa vjedhje në Tiranë dhe Vlorë, arrestohet 34-vjeçari
Një 34-vjeçar, i dyshuar për një seri vjedhjesh në Tiranë dhe Vlorë, është arrestuar nga policia.
Në pranga ka rënë Ivi Profka, banues në Vlorë, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje.
Sipas burimeve, Profka dyshohet se më 24 tetor ka vjedhur një motor në Rrugën e Dibrës. Ndërkohë, ndaj tij kishte edhe disa kërkesa të tjera për ndalim nga komisariatet e Tiranës.
Konkretisht, Komisariati Nr. 2 e kishte shpallur në kërkim për dy vjedhje të tjera: një tabakinoje, më 30 tetor, dhe një marketi, më 5 tetor. Gjithashtu, ai kërkohej edhe nga Komisariati Nr. 1 për vjedhjen e një tjetër marketi.
Ndërsa në Vlorë, 34-vjeçari ishte shpallur në kërkim për vjedhjen e një motori.
Pas arrestimit, pritet që ndaj tij të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale për rastet për të cilat dyshohet se është përfshirë.
Po ndodh...
Studentët dhe shqiptarët nuk të duan ty Sali, jo PD-në!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
