Egnatia fut në krizë Tiranën, kampionët fitojnë me përmbysje
Egnatia ka regjistruar një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Tiranën me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Superiores.
Takimi nisi në mënyrën më të mirë për bardheblutë, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 3-të me anë të Hazrollajt.
Megjithatë, kampionët në fuqi reaguan shpejt dhe në minutën e 20-të Loukili riktheu baraspeshën, duke bërë që pjesa e parë të përfundonte me rezultatin 1-1.
Në pjesën e dytë, Tirana u përpoq të rimerrte avantazhin dhe krijoi një mundësi të mirë në minutën e 68-të me Fresnedën, por portieri Tandilashvili ndërhyri në mënyrë vendimtare, duke mbajtur në lojë Egnatian.
Momenti përcaktues i takimit erdhi në minutën e 77-të, kur Diabate gjeti rrugën e rrjetës, duke përmbysur rezultatin dhe duke i dhënë skuadrës rrogozhinase tri pikë të çmuara.
Me këtë sukses, Egnatia del fituese nga një përballje e vështirë në kryeqytet, ndërsa Tirana merr humbjen humbjen e dytë në tre ndeshjet e fundit.
Po ndodh...
Studentët dhe shqiptarët nuk të duan ty Sali, jo PD-në!
ide
Zaret me hile të Sistemit: Rama dhe Berisha, ose Edi me Saliun!
Oligarkia e opozitës, hegjemonia e pushtetit dhe pengmarrja e ndryshimit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
