Vrau nënën në Itali, 21-vjeçari shqiptar hesht para hetuesve! Mister motivi i krimit
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali, ku 21-vjeçari Eduart Xhani dyshohet se vrau me thikë nënën e tij, 39-vjeçaren Meleqe Lusha, në banesën e tyre në qytetin e Chiari, në provincën e Breshias.
Motivi i krimit vijon të mbetet mister për hetuesit italianë, pasi pas arrestimit, i riu nuk ka dhënë shpjegime konkrete për arsyet që mund ta kenë çuar drejt vrasjes së nënës së tij.
Sipas mediave italiane, Xhani u paraqit vetë në një kazermë të karabinierëve në Kremona, me rroba të njollosura me gjak, ku deklaroi: “Unë e vrava nënën time”.
Pas këtij rrëfimi, autoritetet ndërhynë në banesën e familjes në Via Tagliata, ku gjetën trupin e pajetë të 39-vjeçares. Nga rindërtimi paraprak dyshohet se viktima është goditur rreth dhjetë herë me thikë në pjesën e sipërme të trupit.
Ajo që mbetet ende e paqartë është arsyeja që çoi në këtë akt të rëndë. Gjatë marrjes në pyetje, 21-vjeçari është treguar i rezervuar dhe ka pasur vështirësi në komunikim, pa dhënë një version të qartë për motivet e ngjarjes.
Gjyqtarja e Breshias, Laura Matrone, ka lëshuar urdhër ndalimi ndaj të riut, i cili është transferuar në burgun e Canton Mombello, rreth 12 orë pas dorëzimit të tij.
Ndërkohë, hetuesit vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave. Thika që dyshohet se është përdorur në krim ende nuk është gjetur, ndërsa ekspertët kriminalistikë kanë kryer ekzaminimet në apartamentin ku ndodhi tragjedia.
Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet italiane po përpiqen të zbardhin motivin dhe të gjitha detajet e vrasjes që ka tronditur familjen shqiptare dhe komunitetin në Itali.
Po ndodh...
ide
Mussolini, Rama dhe bashkëpunëtorët që dinë shumë!
Zaret me hile të Sistemit: Rama dhe Berisha, ose Edi me Saliun!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
