Goditet grupi kriminal në Kosovë/ Sekuestrohen 37 kg heroinë, arrestohen 5 persona

Një grup kriminal ndërkombëtar i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike është goditur në Kosovë, gjatë një operacioni të përbashkët të institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë.
Gjatë aksionit janë sekuestruar 37 kilogramë heroinë, të ndara në 62 paketime, ndërsa në pranga kanë përfunduar pesë persona të dyshuar për përfshirje në aktivitetin kriminal.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili ka njoftuar se operacioni është zhvilluar në bashkëpunim mes Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Sipas njoftimit, vlera e lëndës narkotike të sekuestruar në treg vlerësohet të jetë mbi gjysmë milioni euro.
Pesë të arrestuarit dyshohen për veprat penale të pjesëmarrjes në grup të organizuar kriminal, si dhe për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.
Deri më tani nuk janë bërë publike identitetet e pesë personave të arrestuar, ndërsa nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi vendndodhjen dhe mënyrën se si funksiononte rrjeti kriminal.
Autoritetet vijojnë procedurat hetimore për dokumentimin e plotë të aktivitetit të grupit dhe zbardhjen e përfshirjes së të dyshuarve në trafikun e narkotikëve.
Po ndodh...
ide
Mussolini, Rama dhe bashkëpunëtorët që dinë shumë!
Zaret me hile të Sistemit: Rama dhe Berisha, ose Edi me Saliun!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
