“Paratë fitohen sërish, koha jo”, çifti shet gjithçka dhe niset të zbulojë botën me dy fëmijët

4 November 2026, 10:38 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

“Paratë fitohen sërish, koha nuk kthehet”, çifti

Tuğba Kurt dhe bashkëshorti i saj morën një vendim të pazakontë: shitën shtëpinë, makinën dhe sendet personale për të financuar një udhëtim njëvjeçar nëpër botë, së bashku me dy fëmijët e tyre.

Familja turke, me vajzën Lina, 4 vjeçe, dhe djalin Bulut, 1 vjeç e gjysmë, ka vizituar 22 shtete dhe mbi 30 qytete, duke nisur aventurën nga Azia.

Të dy prindërit morën leje nga puna dhe planifikuan udhëtimin duke i dhënë përparësi sigurisë, shëndetit dhe nevojave të fëmijëve.

Tuğba tregoi për Milliyet se vendimi u kritikua nga njerëzit përreth, të cilët i paralajmëruan se po rrezikonin të ardhmen e familjes.

Megjithatë, çifti nuk u tërhoq. Sipas tyre, udhëtimi u dha fëmijëve mundësinë të njihnin kultura, gjuhë dhe mënyra të ndryshme jetese.

“Paratë mund të fitohen përsëri, sendet mund të blihen sërish, por koha që kalon nuk kthehet më”, u shpreh Tuğba. Familja thekson se, pavarësisht vështirësive, nuk është penduar për vendimin, ndërsa të dy prindërit kanë të drejtë të rikthehen në punë pas përfundimit të lejeve.

Po ndodh...