Raporti për Shqipërinë në PE, Marta Kos “godet” Ramën: Kusht liria e medias dhe gjyqësori i pavarur

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ka vlerësuar angazhimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, por ka theksuar se vendi duhet të ruajë fokusin te reformat kyçe, veçanërisht te shteti i së drejtës, pavarësia e drejtësisë dhe liria e medias.
Gjatë fjalës në Parlamentin Evropian, ku prezantoi paketën e zgjerimit të BE-së, Kos bëri të ditur se Shqipëria ka mbyllur tashmë katër kapituj negociues dhe synon të mbyllë përkohësisht edhe kapituj të tjerë, me objektivin për të përfunduar negociatat e anëtarësimit deri në vitin 2027.
Deklaratat e komisioneres vijnë në një moment kur Shqipëria po përballet me protesta kundër qeverisë, ku krahas akuzave për korrupsion dhe kërkesave për përgjegjësi politike, në qendër të debatit publik janë edhe funksionimi i institucioneve dhe sundimi i ligjit.
Në këtë kontekst, Kos nënvizoi se në qendër të çdo përpjekjeje për reforma duhet të jenë respektimi i të drejtave themelore, mbrojtja e lirisë së medias dhe garantimi i një gjyqësori të pavarur.
Ajo veçoi gjithashtu çështjet mjedisore si një tjetër prioritet për Shqipërinë, duke theksuar se këto reforma nuk janë të rëndësishme vetëm për përmbushjen e kritereve të anëtarësimit, por edhe për shoqërinë dhe qytetarët shqiptarë.
Komisionerja evropiane vuri në dukje se përfshirja e të gjithë shoqërisë është thelbësore për suksesin e procesit të integrimit, ndërsa theksoi se zgjerimi i BE-së synon të sjellë më shumë paqe, siguri dhe prosperitet në Union.
Marta Kos nënvizoi se, megjithëse Shqipëria ka shënuar përparim në negociata, sfidat që lidhen me reformat duhet të adresohen për të ecur drejt objektivit të anëtarësimit.
Po ndodh...
ide
Jo një 1990 i dytë! Këtë herë deri në fund!
Mussolini, Rama dhe bashkëpunëtorët që dinë shumë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
