VIDEO/ Alesia Balliu zbërthen Ulsi Manjan: Nga DOSJA 184, tek atentati politik ndaj bashkive!

4 November 2026, 14:22 / POLITIKË ALFA PRESS
VIDEO/ Alesia Balliu zbërthen Ulsi Manjan: Nga DOSJA 184, tek atentati

Ulsi Manjën shqiptarët e njohin nga përgjimet e dosjes 184, ato që tronditën opinionin publik dhe tërhoqën vëmendjen e gazetës gjermane Bild për mënyrën se si bëheshin zgjedhjet në Dibër.

Më pas e njohëm si ministër Drejtësie, që shiste si reformë lyerjen e burgjeve me bojë karamel dhe dhomat VIP për të burgosurit, ndërkohë që sistemi përballej me probleme të rënda sigurie.

Tani Ulsi Manja ka zbuluar një tjetër talent: t’i bëjë atentat politik, në mes të ditës dhe me diell, pushtetit vendor në Shqipëri!

Ironia është therëse! Një politikan, emri i të cilit u përmend në përgjimet e dosjes 184, që ngriti dyshime serioze për manipulimin e zgjedhjeve, sot kërkon të na mësojë si duhet organizuar pushteti që buron nga vota e qytetarëve.

Nga përgjimet për votat në Dibër, te projektimi i hartës së re të bashkive! Çfarë karriere politike!

Problemi i Shqipërisë nuk është madhësia e bashkive, por dobësimi i pushtetit vendor dhe varësia e tij nga qeveria. Bashkitë që sot mezi administrojnë territorin e tyre nuk bëhen më efikase thjesht duke u shtuar sipërfaqe dhe përgjegjësi.

Kjo reformë rrezikon të kthehet në një operacion politik për të përqendruar edhe më shumë pushtet në duart e qeverisë.

Ulsi Manja mund ta ndryshojë hartën e bashkive sa herë të dojë, por hartën e së kaluarës së tij politike nuk e ndryshon dot. Dosja 184 nuk fshihet me reformë territoriale!

 

Po ndodh...