Mali i Zi lë prapa Shqipërinë, në garën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian

4 November 2026, 16:00 / BOTA ALFA PRESS

Mali i Zi lë prapa Shqipërinë, në garën për

Sinjal shumë i mirë për Malin e Zi, por edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor: Komisioni Evropian vlerëson se Mali i Zi mund të jetë vendi i ardhshëm që do t’i bashkohet Bashkimit Evropian.  E sinjale të mira ka edhe në drejtim të Shqipërisë...

Sipas raportit më të fundit të zgjerimit, negociatat e anëtarësimit me këtë shtet mund të përfundojnë deri në fund të këtij viti. Ndërsa anëtarësimi në BE mund të realizohet në vitin 2028. Një marrëveshje anëtarësimi mund të nënshkruhet që në qershor të vitit 2027.

Komisioni Evropian theksoi përparimin e Malit të Zi në zbatimin e reformave të nevojshme. Për herë të parë që nga përfundimi i negociatave me Kroacinë në vitin 2011, BE-ja sheh mundësinë reale për të mbyllur negociatat me një vend kandidat brenda një periudhe të parashikueshme.

Komisioni Evropian vlerëson se edhe Shqipëria dhe Moldavia kanë bërë përparim të dukshëm në rrugën drejt integrimit evropian. Negociatat me Shqipërinë mund të përfundojnë deri në fund të vitit 2027, ndërsa ato me Moldavinë në fillim të vitit 2028. Se kur mund të pritet anëtarësimi i Shqipërisë, kjo varet në masë të madhe edhe nga zhvillimet në këtë vend.

Po ndodh...