Shpërthimi në apartamentin në Elbasan, konfirmohet një viktimë, 8 persona përfundojnë në spital

4 November 2026, 19:21 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shpërthimi në apartamentin në Elbasan, konfirmohet një

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit, ku një shpërthim i fuqishëm në një apartament në lagjen “Beqir Dardha” i ka marrë jetën një 83-vjeçari.

Si pasojë e shpërthimit, tetë persona të tjerë janë asfiksuar dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shpërthimi ka qenë tepër i fuqishëm, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ndërtesë. Muret e apartamentit janë shembur, ndërsa janë dëmtuar edhe një pjesë e shkallëve të pallatit.

 

  (A2 Televizion)

Po ndodh...