Aksidenti në Levan, 74-vjeçari ndërron jetë në Spitalin e Fierit
4 November 2026, 23:31 / AKTUALITET
Një 74-vjeçar, i cili u aksidentua pasditen e sotme në aksin rrugor Levan–Vlorë, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ishte transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.
I moshuari, banues në fshatin Levan, u përplas nga një automjet që drejtohej nga një 58-vjeçar me inicialet A. B.
Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 74-vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Testi i alkoolit ka rezultuar negativ.
Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Po ndodh...
ide
Jo një 1990 i dytë! Këtë herë deri në fund!
Nga Red Varaku
Mussolini, Rama dhe bashkëpunëtorët që dinë shumë!
Nga Irena Beqiraj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
