Mesazh të koduar Ramës? Mentor Nazarko për letrën e Veliajt: Është i lumtur me protestën, ja plani i tij  

4 November 2026, 22:54 / POLITIKË ALFA PRESS
Mesazh të koduar Ramës? Mentor Nazarko për letrën e Veliajt:

Gazetari Mentor Nazarko ka komentuar reagimin e bërë sot nga kryebashkiaku Erion Veliaj nga burgu i Fierit, duke u shprehur se ai po vazhdon me planin e tij viktimizues.

I ftuar në “Off the Record” nga Andrea Danglli, Nazarko u shpreh se duke thënë se “ka qenë me PS-në në kohë të vështira”, Veliaj po përpiqet të justifikohet përballë socialistëve.

Sipas gazetarit Veliaj është i lumtur dhe po fërkon duart me protestën e studentëve, ndonëse nuk mund të faktohet që ai e ka financuar revoltën.

“Duket sikur përpiqet të justifikohet edhe përballë socialistëve, edhe përballë elektoratit socialist. Edhe kur thotë, unë s’kam mundësi ta dëmtojë PS-në, sepse kam qenë në momentet më të vështira, 21 janar, ndërsa ministrat e tu s’kanë qenë, s’kanë bërë asnjë ditë opozitë, ai përpiqet të distancohet nga protesta”, tha Nazarko.

“Veliaj vazhdon të insistojë te plani viktimizues, pra që Rama ka ndërhyrë në prokurorë, për vizitat, spitalin, transferimet, etj. etj., dhe tenton të justifikohet për raportin e tij me protestat. Ky është mister i madh, raporti i tij me protestën. Unë mendoj që të paktën në pikëpamjen morale, ai është me protestën. Në kuptim që nuk është i lumtur që, ajo qeveria që e ka lënë që të burgoset, ai do të dëshirojë që të sfidohet në një mënyrë apo tjetrën në shesh. Unë s’e besoj që Rama të ketë prova që ai e ka financuar protestën. Ama që fërkon duart, edhe vet avokati i tij e la të kuptohet”, u shpreh gazetari.

 

 

  (A2 Televizion)

Po ndodh...