"Mos bini pre e skemave të zhvatjes"/ Thirrja për bizneset dhe individët klientë të "One Albania"

4 November 2026, 21:17 / AKTUALITET ALFA PRESS
"Mos bini pre e skemave të zhvatjes"/ Thirrja për bizneset

Qendra e Shërbimeve Ligjore Evropiane (CELS) ka dalë me thirrje për të gjithë bizneset dhe individët klientë të “One Albania”, që mos bien pre e skemave të zhvatjes me detyrime fiktive

Në një postim në rrjetet sociale, CELS njofton se janë paraqitur raste flagrante ku biznese të rregullta dhe klientë aktivë të kompanisë One Albania po përballen me njoftime absurde nga shoqëri të mbledhjes së borxheve.

Më tej thuhet se përmes letrave me tone kërcënuese për ndjekje gjyqësore dhe përmbarimore brenda 10 ditëve këtyre bizneseve u kërkohen shuma të mbartura, ndërkohë që po këto biznese janë klientë aktivë dhe paguajnë rregullisht fatura mbi 15,000 Lekë të reja në muaj për shërbime telefonie.
Ndërsa theksohet thirrja për kujdes, CELS thotë se kjo është një skemë e mirëfilltë zhvatjeje përmes procedurave ligjore.

Postimi i plotë:


THIRRJE PËR BIZNESET DHE INDIVID KLIENTË TË "ONE ALBANIA": MOS BINI PRE E SKEMAVE TË ZHVATJES ME DETYRIME FIKTIVE!

Kohët e fundit, pranë CELS – Qendra e Shërbimeve Ligjore Evropiane, janë paraqitur raste flagrante ku biznese të rregullta dhe klientë aktivë të kompanisë One Albania po përballen me njoftime absurde nga shoqëri të mbledhjes së borxheve (si ODMC Albania).

Përmes letrave me tone kërcënuese për ndjekje gjyqësore dhe përmbarimore brenda 10 ditëve, këtyre bizneseve u kërkohen shuma qesharake të mbartura (si p.sh. 1,000 Lekë të reja për çdo numër kontrate) — ndërkohë që po këto biznese janë klientë aktivë dhe paguajnë rregullisht fatura mbi 15,000 Lekë të reja në muaj për shërbime telefonie!

?Kujdes, kjo është një skemë e mirëfilltë zhvatjeje përmes procedurave ligjore!

Qëllimi i vërtetë nuk është mbledhja e 1,000 lekëve, por kalimi i çështjes në mënyrë abuzive në gjykatë dhe përmbarim, për t'ju ngarkuar më pas me tarifa gjyqësore, shpenzime avokatie dhe tarifa përmbarimore që shumëfishojnë vlerën fillestare dhe bllokojnë llogaritë bankare të biznesit tuaj.

CELS JU VIHET NË MBROJTJE – ASISTENCË LIGJORE FALAS!

Nëse jeni subjekt tregtar (Biznes), jeni aktualisht klient i kompanisë One Albania me pagesa mujore mbi 15,000 Lekë (të reja) dhe keni marrë njoftime të tilla për "kalim kreditori" apo detyrime të mbartura:

?Mos kryeni asnjë pagesë të nxituar që mund të konsiderohet si njohje e një detyrimi të parashkruar ose abuziv.

?Na kontaktoni menjëherë! Juristët e CELS (Qendra e Shërbimeve Ligjore Evropiane) do t'ju asistojnë FALAS me kundërshtimin ligjor zyrtar, ndjekjen e procedurave administrative dhe mbrojtjen e plotë të interesave të biznesit tuaj.

Na shkruani në Inbox (DM) ose na dërgoni një foto të njoftimit që keni marrë për të vepruar brenda afateve ligjore! /CNA

Po ndodh...