FOTO/ Ky është i riu shqiptar që vrau nënën në Itali, mister shkaqet! Pritet t’i nënshtrohet testit psikiatrik

5 November 2026, 09:03 / AKTUALITET ALFA PRESS
FOTO/ Ky është i riu shqiptar që vrau nënën në

Personi që shikoni në foton e mësipërme është Eduart Xhani, 21-vjeçari shqiptar që vrau me thikë nënën e tij, 39-vjeçaren Meleqe Lusha, në banesën e tyre në Chiari të Brescias, në Itali.

Pas krimit të rëndë, i riu u largua me makinë, por disa orë më vonë u dorëzua vetë në polici, ku edhe rrëfeu vrasjen.

Ndërkohë, mediat italiane kanë publikuar detaje të reja nga hetimet, ku bëhet me dije se autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që problemet e shëndetit mendor të kenë ndikuar në veprimet e 21-vjeçarit.

Sipas raportimeve, i riu nuk rezulton të ketë qenë nën trajtim për probleme të shëndetit mendor, megjithatë ai pritet t’i nënshtrohet një vlerësimi psikiatrik për të përcaktuar gjendjen e tij.

Hetuesit bëjnë me dije se Xhani nuk ka arritur të shpjegojë arsyen e krimit dhe nuk ka shprehur ndonjë pakënaqësi ndaj së ëmës.

Ndërkohë, fqinjët e familjes janë shprehur të tronditur nga ngjarja, duke e përshkruar 21-vjeçarin si një djalë të qetë dhe të sjellshëm. Ata kanë treguar se nuk kishin vënë re më parë ndonjë sjellje problematike prej tij.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë vijojnë.

Po ndodh...