Arrestohet “ushtari” i Vuçiç, Milan Vukoviç akuzohet për dhunë ndaj protestuesve

Në Serbi vazhdon ajo që po konsiderohet si “luftë ndaj ushtarëve të Aleksandër Vuçiç” në administratë.
Policia ka arrestuar drejtorin e Njësisë së Paraburgimit Special të burgut në qarkun e Beogradit.
Raportohet nga mediat serbe se Milan Vukoviç është mes grupit të oficerëve të policisë që u ndaluan gjatë operacionit të madh në Ministrinë e Brendshme, në të cilin u arrestua dhe komandanti i njësisë speciale antiterror.
Sipas Ministrisë së Brendshme serbe, ata dyshohen se kanë dhunuar një grup të madh qytetarësh në natën mes 14 dhe 15 gushtit të vitit të kaluar, në garazhin e ndërtesës së qeverisë serbe.
Qëllimi i tyre ka qenë marrja e informacionit përmes torturës apo dhunës së tepruar. Ndërkohë, sa vijnë e shtohen thirrjet për një hetim dhe arrestim të ish presidentit Vuçiç.
Pretendimet lidhen me faljet presidenciale të lëshuara prej tij, ndaj individëve që kanë ushtruar dhunë kundër studentëve dhe protestuesve.
Gjithashtu, po kërkohet zhbërja e njësise special “Kobra” pasi konsiderohet se është shndërruar në një ushtri private nën komandën e Vuçiç.
Më herët, autoritetet urdhëruan mbylljen e Alta Bank, mes dyshimeve se vepronte kryesisht për pastrimin e parave të ish presidentit serb dhe njerëzve të lidhur me të.
Po ndodh...
ide
Jo një 1990 i dytë! Këtë herë deri në fund!
Mussolini, Rama dhe bashkëpunëtorët që dinë shumë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
