U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli njofton operacionin vendimtar në Romë

5 November 2026, 10:05 / AKTUALITET ALFA PRESS

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli njofton

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur në syrin e majtë gjatë protestave në Tiranë, do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale më 11 nëntor në spitalin “Gemelli” në Romë.

Lajmin për ndërhyrjen e re e ka bërë të ditur vetë Vishkulli, përmes një reagimi në rrjete sociale, i cili e konsideron këtë operacion si një nga sfidat më të rëndësishme të jetës së tij.

Pas plagosjes me plumb gome gjatë protestës së 24 tetorit, i riu u transportua drejt Italisë për të marrë trajtim të specializuar mjekësor. Ndërhyrja e parë kirurgjikale në klinikën “Gemelli” u krye me sukses më 28 tetor, ku mjekët italianë arritën të shpëtonin syrin e tij.

Megjithatë, rikuperimi i shikimit mbetet për tu parë në operacionin e radhës, siç shprehet Vishkulli.

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli njofton

Po ndodh...