Tronditëse në Greqi/ Trupi i një burri gjendet në një valixhe në qendër të Athinës

8 November 2026, 22:19 / BOTA ALFA PRESS

Tronditëse në Greqi/ Tr*pi i një burri gjendet në një

Një ngjarje e rëndë është regjistruar të dielën në mbrëmje në qendër të Athinës, ku trupi i pajetë i një burri është gjetur brenda një valixheje të braktisur në trotuar, në zonën e Agios Panteleimonas.

Sipas informacioneve paraprake, valixhja u zbulua nga një shtetas i huaj, i cili kishte vënë re një erë të fortë dhe njoftoi menjëherë autoritetet.

Në vendngjarje mbërritën efektivët e policisë, të cilët kryen kontrollin e valixhes në kryqëzimin e rrugëve Alkamenous dhe Charissis. Brenda saj u zbulua trupi i një personi.

Në vendngjarje mbërriti edhe një ekspert i mjekësisë ligjore, i cili do të kryejë ekzaminimin e trupit dhe do të mbledhë prova për të përcaktuar rrethanat e vdekjes.

Ndërkohë, autoritetet greke kanë nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Po ndodh...

ide