Burgu i Fushë-Krujës mbyllet për dy muaj, transferohen 100 të burgosur
Ka përfunduar transferimi i 100 të burgosurve nga burgu i Fushë-Krujës drejt institucioneve të tjera të vuajtjes së dënimit në vend.
Zhvendosja u krye në kuadër të përgatitjeve për rikonstruksionin e këtij institucioni, punimet për të cilat pritet të zgjasin rreth dy muaj.
Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve konfirmojnë se procesi i transferimit nisi të shtunën dhe u përmbyll këtë të diel, me sistemimin e të gjithë të burgosurve në institucionet pritëse.
Për shpërndarjen e tyre është marrë në konsideratë kapaciteti i burgjeve të tjera. Kështu, institucionet me kapacitet më të madh, si ato të Fierit dhe Rrogozhinës, kanë pranuar nga 20 të burgosur secili, ndërsa burgjet e tjera kanë akomoduar nga 10 persona.
Rikonstruksioni pritet të zgjasë rreth dy muaj, periudhë gjatë së cilës 100 të burgosurit do të qëndrojnë në institucionet ku janë transferuar. Ndërkohë, me përfundimin e punimeve pritet të përcaktohet edhe rikthimi i tyre në burgun e Fushë-Krujës.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
