“Poshtë diktatura, rroftë Shqipëria e lirë!”/ Policia e gjobit për protestën, Arben Kola e kthen procesverbalin në një deklaratë kundër qeverisë
Gjobat e vendosura nga Policia e Shtetit ndaj protestuesve në Tiranë po prodhojnë edhe një formë të pazakontë proteste: Atë brenda vetë procesverbaleve të policisë. Një prej tyre mban emrin e Arben Kolës, i cili, në rubrikën ku kundërvajtësi ka të drejtë të japë deklarimet e tij, ka zgjedhur të mos shkruajë asnjë justifikim për gjobën, por një mesazh të drejtpërdrejtë politik.
“Nuk jam dakord, është në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë. Poshtë diktatura. Rroftë Shqipëria e lirë!”, ka shkruar Kola në formularin e plotësuar nga efektivët e Policisë.

Një përgjigje që e shndërron një dokument administrativ, të hartuar për të konstatuar një kundërvajtje, në një tjetër hapësirë proteste. Në një kohë kur qeveria ka vendosur të ndalojë edhe të drejtën per te protestuar, Kola ka gjetur mënyrën e tij për t’iu përgjigjur vendimit: Fjalët “Poshtë diktatura” dhe “Rroftë Shqipëria e lirë”, të shkruara me dorën e tij në dokumentin zyrtar.
Akti Normativ nr. 5, i miratuar më 28 tetor 2026, parashikon gjobë prej 5 mijë lekësh për çdo person që merr pjesë në bllokimin e rrugëve automobilistike gjatë një tubimi, kur si pasojë pengohet qarkullimi i mjeteve të transportit. Policia ka nisur zbatimin e këtij akti, duke vendosur masa administrative ndaj protestuesve në kryeqytet.
Por, ndërsa për qeverinë këto masa paraqiten si një mënyrë për të garantuar qarkullimin dhe rendin publik, për protestuesit ato janë kthyer në një tjetër arsye për të kundërshtuar mënyrën se si po trajtohet e drejta e protestës pas dhunës të ushtruar që prej 13 tetorit.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
