Durrës, 26-vjeçarja aksidenton për vdekje të moshuarin

8 November 2026, 20:56 / AKTUALITET ALFA PRESS

Durrës, 26-vjeçarja aksidenton për vdekje të moshuarin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Durrës.

Një 26-vjeçare me inicialet K.Gj, ka aksidentuar për vdekje një këmbësor 81-vjeçar, shkruan A2.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 14 të qytetit bregdetar.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14, Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen K. Gj., 26 vjeçe, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin B. Z., 81 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Drejtuesja e automjetit, shtetasja K. Gj., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Po ndodh...

ide