Edhe shiu nuk e ndal protestën/ Qytetarët refuzojnë klasën e vjetër politike, mblidhen sërish para Kryeministrisë
Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës vijojnë edhe pasditen e sotme në Tiranë. Studentë, të rinj dhe qytetarë janë mbledhur sërish para godinës së Kryeministrisë, në kuadër të tubimeve të përditshme kundër qeverisë. Protesta nisi rreth orës 18:30, vetëm një ditë pas revoltës kombëtare, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Pjesëmarrësit në tubim vijojnë të këmbëngulin në kërkesën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se nuk tërhiqen nga qëndrimi i tyre deri në largimin e tij. Krahas kundërshtimit ndaj qeverisë aktuale, një tjetër mesazh që përcillet nga protestuesit është refuzimi i klasës së vjetër politike, ku në të njëjtin plan vendosin Edi Ramën dhe Sali Berishën.
Në fokus të protestës mbetet edhe qëndrimi i studentëve, të cilët kanë refuzuar thirrjet e përsëritura të kryeministrit për dialog. Ata kanë bërë të qartë se nuk pranojnë të ulen në bisedime me Ramën, duke argumentuar se nuk mund të ketë dialog me një kryeministër, ndaj të cilit kanë akuza për korrupsion dhe që, sipas tyre, ka përdorur policinë për të ushtruar dhunë ndaj të rinjve gjatë protestave.
Pavarësisht përplasjeve të një dite më parë dhe pranisë së shtuar të forcave të rendit në tubime, qytetarët janë rikthyer sërish para Kryeministrisë, duke vijuar protestën dhe kërkesat e tyre për ndryshim politik.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
