VIDEO/ “Merre, çoje te makina”, momenti i shoqërimit nga policia mbrëmë i gazetarit holandez që denoncoi “Albanian Files”

8 November 2026, 18:53 / POLITIKË ALFA PRESS

“Merre, çoje te makina!”/ Si u shoqërua nga policia

Janë publikuar pamjet e shoqërimit të gazetarit holandez Vincent van Gerven Oei, i njohur për investigimet e tij mbi Shqipërinë dhe raportimet për lidhjet e pushtetit me sektorin e ndërtimit.

Një nga efektivët e kap gazetarin holandez nga krahët, ndërsa kolegu dëgjohet teksa shprehet “Merre çoje tek makina”.

Në momentin e shoqërimit, gazetari Oei dëgjohet teksa thotë se ka botuar libra për Shqipërinë. “Kam botuar libra për Shqipërinë. Quhem Vincent”.

Gjatë shoqërimit të gazetarit, policia ka përdorur spraj me piper ndaj aktivistes Alisa Braho, e cila po filmonte momentin kur ai po shoqërohej.

Kujtojmë se së fundmi, Vincent van Gerven Oei analizoi përmbajtjen e “The Albanian Files”, duke ngritur shqetësime për ndikimin e kryeministrit Edi Rama dhe parave të drogës në sektorin e ndërtimit.

Sipas analizës së tij, Shqipëria është kthyer në një terren ku studio të shumta të huaja gjejnë hapësirë të madhe veprimi dhe liri të plotë për projektet e tyre.

 

 

Po ndodh...

ide