Interi mbetet makthi i Comos, zikaltërit ndëshkojnë sërish Fabregas dhe i afrohen kreut

8 November 2026, 21:07 / SPORT ALFA PRESS

Interi mbetet makthi i Comos, zikaltërit ndëshkojnë sërish

 Zikaltërit triumfojnë 2-0 në “San Siro”, duke regjistruar fitoren e pestë radhazi ndaj Comos. Pio Esposito dhe Marcus Thuram vendosin fatin e sfidës që në pjesën e parë.

Interi vazhdon të jetë makthi i Comos në Serie A. Skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu fitoi 2-0 në përballjen e javës së 11-të, duke i shkaktuar një tjetër zhgënjim ekipit të Cesc Fabregas.

Zikaltërit e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë. Francesco Pio Esposito zhbllokoi rezultatin në minutën e 17-të, ndërsa Marcus Thuram dyfishoi shifrat pak minuta më vonë, duke i dhënë Interit një avantazh të rëndësishëm.

Në pjesën e dytë, Como u përpoq të reagonte dhe pati mundësinë më të mirë me Nico Paz, goditja e të cilit përfundoi në traversë. Megjithatë, Interi administroi avantazhin dhe nuk lejoi surpriza deri në vërshëllimën përfundimtare.

Kjo ishte fitorja e pestë radhazi e Interit ndaj Comos, që vazhdon të mos gjejë formulën për të ndalur zikaltërit. Me këtë sukses, Interi rikthehet te fitorja në kampionat pas humbjes në derbi dhe i afrohet në vetëm një pikë kreut të renditjes, ku ndodhet Lazio. 

Po ndodh...

ide