Kasta 36 vjeçare/ Berisha i frikësuar: Ajo që po ndodh në Shqipëri, nuk ka lidhje me skenarin serb, atje nuk kishte një parti si PD!

8 November 2026, 12:48 / POLITIKË ALFA PRESS
Kasta 36 vjeçare/ Berisha i frikësuar: Ajo që po ndodh në

Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit e tij në FB, është shfaqur i alarmuar dhe i frikësuar se mos ajo që ndodhi në Serbi ku "Lista  studentore" la jashtë parlamentit opozitën tradicionale, mund të ndodhë edhe në Shqipëri. Ai këmbënguli se provesi i protestave qytetare dhe stufentore kundër qeverisë por edhe gjithë Kastës së vjetër politike, nuk ka lidhje me Serbinë.

Duket hapur kjo frikë ka bërë që militantët e Berishës të intesifikojnë përpjekjet për të ndërhyrë dhe për tu njesuar me protestën qytetare 5 mujore, edhe me dhunë.

Meri Kurti: Flitet se studentët janë drejt krijimit të një fronti apo partie, ku pjesë e saj nuk do të jenë as Partia Socialiste dhe as Partia Demokratike. A mendoni se po shkohet drejt një skenari serb dhe cilat do të jenë veprimet tuaja?

Sali Berisha: Meri, faleminderit për pyetjen. 

Së pari, duke lënë modestinë mënjanë, Sali Berisha me bashkëpunëtorët e tij, duke themeluar Partinë Demokratike në vitin '90, themeloi pluralizmin politik. Dhe unë kurrë nuk mund të kem asnjë lloj qëndrimi negativ ndaj atyre që duan të krijojnë formacionin e tyre politik. 

Pra, për mua, pluralizmi politik është shtyllë kryesore e demokracisë dhe cilido ka të drejtën e tij të veprojë sipas mendimit, dëshirës së tij. 

A ka ngjashmëri me skenarin serb, në qoftë se e duan një këshillë miqësore paraprake? Jo, absolutisht! 

Thjesht miqësore, unë u them se nuk ka ngjashmëri. 

Skenari serb, siç e dini zonjë, është skenar i udhëhequr i tëri nga infrastruktura shtetërore e universiteteve të Serbisë. 

Me në krye rektorin e Beogradit, me në krye të gjithë dekanët, pra ishte bota akademike zyrtare shtetërore serbe që udhëhoqi lëvizjen e studentëve. 

Së dyti, skenari serb ishte një skenar që u zhvillua në dy vite, në 700 e sa ditë. 

Së treti, lista studentore në Serbi përballej me një numër prej 30 e sa partish opozitare të vockla që shkonin maksimumi mos gabohem gjer në 7-8%. Pra, nuk kishte në Serbi një parti opozitare siç është Partia Demokratike. 

Ndaj dhe ajo që u sugjeroj të gjithë atyre, ata kanë shumë të drejtë të ndërmarrin çdo hap, vetëm të mos besojnë në atë që nuk është reale./Alfapress.al

Po ndodh...

ide