Adri Mehmeti merr ftesë nga SHBA-ja, Pochettino e përfshin në listën për ndeshjet e nëntorit

Futbollisti me origjinë shqiptare, Adri Mehmeti, ka marrë një ftesë të rëndësishme nga Kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e muajit nëntor.
Përzgjedhësi Mauricio Pochettino ka publikuar listën me 25 futbollistë, ku mes emrave të përzgjedhur figuron edhe talenti me prejardhje shqiptare. Mehmeti do të jetë pjesë e skuadrës amerikane për dy përballjet e ardhshme ndaj Haitit.
Shtetet e Bashkuara do të përballen me Haitin më 14 dhe 18 nëntor. Këto dy takime përbëjnë një mundësi të rëndësishme për Mehmetin, i cili do të synojë të bindë stafin teknik dhe të tregojë vlerat e tij në arenën ndërkombëtare.
Ftesa nga Pochettino është një tjetër hap i rëndësishëm në karrierën e futbollistit shqiptar, i cili po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë në planet e përfaqësueses amerikane.

Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
