Shkon në 9 numri i viktimave pas sulmit në Krakov, tre trupa zbulohen në shtëpinë e autorit
Dy gra dhe një burrë janë gjetur të vdekur brenda shtëpisë së 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku u vranë gjashtë persona.
Kryeministri polak Donald Tusk tha se viktimat besohet se janë anëtarë të familjes së sulmuesit.
Sipas Tuskut, pamjet e realizuara me dron nga shtëpia e të dyshuarit dukeshin se tregonin trupat e pajetë brenda objektit. Autoritetet po hetojnë tani rrethanat e vdekjes së tyre dhe nëse ato lidhen drejtpërdrejt me sulmin e mëvonshëm në qendër të Krakovit.
Sulmuesi, një shtetas polak 25-vjeçar, hyri me automjet në zonën e Sheshit Kryesor të Krakovit dhe hapi zjarr ndaj kalimtarëve.
Gjashtë persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga autoritetet.
Policia e qëlloi dhe e arrestoi të dyshuarin pas një shkëmbimi zjarri. Ai u dërgua në spital dhe iu nënshtrua një operacioni.
Autoritetet ende nuk e kanë bërë publik identitetin e tij, por kanë thënë se i dyshuari kishte pikëpamje ultranacionaliste dhe se dyshohet se veproi i vetëm.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
