"Ka investuar që të ndihet e llastuar”/ Qytetarët ironizojnë vilat e Ballukut, zhduken komentet në Google Maps

7 November 2026, 20:21 / POLITIKË ALFA PRESS

Qytetarët kanë kthyer në objekt ironie vilat luksoze që dyshohet se i përkasin ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke lënë komente të shumta në Google Maps, të cilat nuk kanë kaluar pa u vënë re në rrjetet sociale.

Në hartën e Google janë shfaqur dy prona të etiketuara si vila të Ballukut, njëra në Palasë dhe tjetra në Gjipe. Pas publikimit të tyre, qytetarë të shumtë kanë reaguar përmes komenteve ironike, duke përdorur edhe gjuhën e humorit për të komentuar luksin e këtyre pronave.

 

"Ka investuar që të ndihet e llastuar”/ Qytetarët

 

"Ka investuar që të ndihet e llastuar”/ Qytetarët

“Kjo është një nga shtëpitë që ka investuar që të ndjehet e llastuar”, “pamje e mrekullueshme, çdo gjë new generation”,  “my taxes paid for this villa”, “grabitja e pushtetit komunisti”, “pishina duket e jashtëzakonshme”, janë disa prej komenteve.

 

 

 

 

Po ndodh...