Policia në ofensivë me tre autobotë me ujë, zbrazet nga protestuesit bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Policia e Shtetit ka përdorur autobotët me ujë me presion për të shpërndarë protestuesit që ndodheshin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pas përplasjeve të regjistruara më herët mes tyre dhe efektivëve.
Tre autobotë të Policisë kanë lëvizur në drejtim të turmës, duke bërë që protestuesit të largohen nga bulevardi dhe të shpërndahen në drejtime të ndryshme. Një pjesë e tyre janë zhvendosur pranë Gjykatës së Lartë, ndërsa të tjerë janë drejtuar drejt sheshit “Skënderbej”.
Përplasjet nisën pasi protestuesit goditën me gurë, fishekzjarrë dhe shashka efektivët e policisë, të cilët ishin vendosur në kordon përgjatë bulevardit.
Ndërkohë, forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) po përpiqen të krijojnë një perimetër sigurie për të mbajtur protestuesit larg bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe parkut “Rinia”, në përpjekje për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
