Përplasje, gaz lotsjellës e ujë me presion/ Pas tensioneve, protestuesit boshatisin Rrugën e Durrësit, nisen drejt Kryeministrisë
Protesta e tretë kombëtare e Partisë Demokratike në mbështetje të studentëve nisi e qetë dhe me strategji të re. Deputetët bënë një hap pas, ndërsa të rinjtë e forumit i prinë marshimit.
Qetësia e bulevardit, por edhe e demokratëve, u prish nga ky qytetar, i cili provokoi mbështetësit e PD-së me thirrjet “Berisha në burg”.
Ky nuk ishte incidenti i vetëm. Me një parullë ku shkruhej “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët ua bënë të qartë demokratëve se ishin të paftuar në protestën e tyre para Ministrisë së Arsimit.
Ndonëse nuk ishte student, një qytetar u kërkoi demokratëve të qëndronin larg studentëve.
Kundërpërgjigjja e demokratëve ishte e ashpër. Përzunë dhunshëm edhe qytetarin e dytë që i provokoi.
Deputetët demokratë nuk u larguan, por qëndruan në fund të protestës, duke vëzhguar nga larg mbështetësit që përplaseshin me ata që kërkonin që kryetari i tyre të ishte në burg.
Rreth ores 15:40 protestusti u vunë flakën dy kazanëve të mbeturinave, policia u përgjigj me spraj dhe gaz lotsjellës.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
