Thërriti “Rama n’burg, Berisha n’burg”, demokratët përzënë qytetarin

7 November 2026, 14:36 / POLITIKË ALFA PRESS
Thërriti “Rama n’burg, Berisha n’burg”,

Një incident është regjistruar gjatë protestës së Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë.

Një qytetar, i pranishëm mes turmës së protestuesve ka nisur të bërtasë “Rama në burg, Berisha në burg”, duke shkaktuar reagimin e disa militantëve demokratë, të cilët ndërhynë dhe e larguan atë nga turma.

Në momentin e incidentit ka ndërhyrë edhe deputeti i Partisë Demokratike, Kelvis Balliu, i cili u përpoq të qetësonte situatën.

Pas ngjarjes, Balliu e cilësoi qytetarin si provokator të qeverisë, duke pretenduar se ishte sjellë në protestë për të provokuar dhe fyer pjesëmarrësit.

“Një provokator i qeverisë, i sjellin këtu për të sharë me fjalë të ndyra qytetarët që dalin në protestë”, deklaroi deputeti i PD-së.

Po ndodh...