Lufta në Lindjen e Mesme/ SHBA ofron 20 milionë dollarë për informacione mbi programin bërthamor të Iranit

7 November 2026, 09:21 / BOTA ALFA PRESS
Lufta në Lindjen e Mesme/ SHBA ofron 20 milionë dollarë për

Qeveria amerikane ka ofruar një shpërblim deri në 20 milionë dollarë, si dhe mundësinë e zhvendosjes, për çdo person që jep informacione mbi programin e energjisë bërthamore të Iranit. Njoftimi u bë të premten nga Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM), përmes një postimi në platformën X.

Sipas CENTCOM-it, informacionet e kërkuara mund të lidhen me objektet, pajisjet dhe personelin që është i përfshirë në programin bërthamor të Republikës Islamike.

Në mënyrë të veçantë, autoritetet amerikane përmendin informacione për shkencëtarët që punojnë në këtë program, si dhe për lëvizjet e tyre dhe të personave apo pajisjeve të tjera të lidhura me të.

Rewards for Justice is offering a reward of up to $20 million and possible relocation for information about Iran’s nuclear program, including its facilities, equipment, and associated personnel, such as those in the scientific community, or the movement of any of the above.

Submit a tip: https://t.co/A8uRQJSosj

— U.S. Central Command (@CENTCOM) November 7, 2026

 

Po ndodh...