Fundjava në La Liga/ Spika supersfida Atletico Madrid-Barcelona, Reali i Mourinhos pret Valencian

6 November 2026, 23:29 / SPORT ALFA PRESS

Fundjava në La Liga/ Spika supersfida Atletico Madrid-Barcelona, Reali i

Kampionati spanjoll rezervon një fundjavë të zjarrtë, me përballjen mes Atletico Madridit dhe Barcelonës që pritet të jetë në qendër të vëmendjes. Dy skuadrat kryesuese të La Liga-s, të ndara me vetëm dy pikë në renditje, do të përballen të dielën në orën 21:00, në një duel që mund të ndikojë drejtpërdrejt në garën për titullin kampion.

Ekipet vijnë në këtë përballje pas rezultateve të ndryshme në Champions League. Atletico Madrid u mposht bindshëm në “Metropolitano” nga Bayern Munich i Harry Kane, ndërsa Barcelona reagoi pas humbjes në “El Clasico” ndaj Real Madridit, ku shkëlqeu Kylian Mbappe me dy gola. Katalanasit fituan 3-0 ndaj Aston Villa, me Raphinhën që realizoi dy herë.

Edhe pse statistikat e përballjeve në kampionat favorizojnë Barcelonën, sezonin e kaluar ishte Diego Simeone ai që triumfoi në duelet direkte. Atletico eliminoi katalanasit si në Kupën e Mbretit, ashtu edhe në Champions League, duke treguar se mbetet një kundërshtar mjaft i vështirë për skuadrën blaugrana.

Përballja merr edhe më shumë rëndësi për faktin se në ndjekje të dy ekipeve ndodhet Real Madridi, vetëm tri pikë larg. Skuadra e Jose Mourinhos po kalon një moment të shkëlqyer dhe këtë javë do të luajë në transfertë ndaj Valencias, në një ndeshje ku synon të vazhdojë serinë pozitive.

Programi i ndeshjeve

Sot

– 21:00 – Sevilla-Alaves

Nesër

18:30 – Osasuna-Athletic Bilbao

21:00 – Valencia-Real Madrid

E diel, 8

14:00 – Elche-Betis

16:15 – Real Sociedad-Rayo Vallecano

18:30 – Villarreal-Getafe

21:00 – Atletico Madrid-Barcelona

Po ndodh...