“Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë
Protestuesit kanë nisur të mblidhen para godinës së Kryeministris, ku pritet të vijojë protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa vijojnë thirrjet për dorëheqjen e kreut të qeverisë dhe kundërshtimi i ofertës së tij për dialog.
tudentët vijojnë të këmbëngulin se dorëheqja e kryeministrit është kërkesë e panegociueshme. Ata kanë refuzuar deri më tani ftesat e përsëritura të Ramës për t’u ulur në tryezën e dialogut, ndërsa bojkoti i procesit mësimor në universitete vijon.
Protesta studentore ka vijuar prej disa javësh në kryeqytet, me marshime në rrugët e Tiranës dhe ndalesa pranë fakulteteve të ndryshme. Në krah të të rinjve janë rreshtuar edhe pedagogë dhe qytetarë, të cilët kanë shprehur mbështetjen për kërkesat e tyre.
Nga ana tjetër, Rama ka përsëritur thirrjet për dialog dhe ka njoftuar se do të prezantojë një platformë online për komunikimin me protestuesit. Megjithatë, deri tani kjo ofertë nuk ka ndryshuar qëndrimin e studentëve, të cilët vijojnë të kërkojnë largimin e tij nga detyra
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
