Vrapoi mbi 150 metra/ Atentat në Athinë! Plagoset rëndë 36-vjeçari shqiptar, tentoi të shpëtonte duke u futur në makinë, por…
Një 36-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë nga një armë zjarri mbrëmjen e së premtes në zonën e Kolonos, në Athinë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Lenorman, pranë numrit 197. Sipas informacioneve paraprake, pak pas orës 20:30, një banor i zonës ka njoftuar policinë për të shtënat me armë.
Forcat e policisë mbërritën me shpejtësi në vendngjarje, ku gjetën dy gëzhoja. Ndërkohë, shqiptari u gjet i plagosur rëndë brenda një automjeti, me dëmtime në zonën e barkut.
Sipas të dhënave të fundit, 36-vjecari është qëlluar me armë në sheshin pranë Kishës së zonës dhe më pas ka vrapuar deri tek automjeti i tij i cili ndodhej 150 m larg vendit të plagosjes.
Ai u transportua me ambulancën e shërbimit të urgjencës EKAB drejt spitalit Attikon, ku po merr ndihmë mjekësore. Deri më tani nuk ka informacione të mëtejshme për gjendjen e tij shëndetësore. Në lidhje me ngjarjen, dy persona janë shoqëruar nga policia dhe po merren në pyetje. Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat dhe motivet e atentatit.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
