Trump përjashton bashkëpunëtoren e tij të besuar Susie Wiles, ja kush merr drejtimin e kabinetit presidencial
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm në drejtimin e administratës së tij, duke emëruar Stephen Miller në postin e shefit të kabinetit të Shtëpisë së Bardhë. Ai do të marrë zyrtarisht detyrën të hënën, më 9 nëntor 2026, duke zëvendësuar Susie Wiles, e cila do të kalojë në strukturat politike të Trump.
Lajmin e bëri të ditur vetë presidenti amerikan përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, ku e cilësoi Millerin si një prej këshilltarëve të tij më të besuar.
Aktualisht, Miller mban postin e zëvendësshefit të kabinetit dhe është një prej figurave më me ndikim në administratën Trump, veçanërisht në hartimin dhe zbatimin e politikave të emigracionit.

Në njoftimin e tij, Trump vlerësoi gjithashtu punën e Susie Wiles, duke e falënderuar për shërbimin e saj në krye të kabinetit presidencial.
“Susie Wiles, e cila ka bërë një punë të jashtëzakonshme, do të kalojë në operacionet politike të Trump. Dua ta falënderoj për shërbimin e saj si shefe e kabinetit. Ajo ka bërë një punë të shkëlqyer”, shkroi presidenti amerikan.
Wiles ishte gruaja e parë që mbajti këtë post në historinë e Shtëpisë së Bardhë dhe një prej bashkëpunëtoreve më të afërta të Trump, duke luajtur rol kyç edhe në fushatat e tij presidenciale.
Ndryshimi në drejtimin e kabinetit vjen në një moment të rëndësishëm për administratën amerikane, pas humbjeve të republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
