Mourinho komenton lamtumirën e Ronaldos nga kombëtarja: Vendimi i tij duhet respektuar!

Jose Mourinho ka reaguar pas lajmit për vendimin e Cristiano Ronaldos për t’i dhënë fund aventurës me kombëtaren e Portugalisë. Trajneri i Real Madridit ka vlerësuar zgjedhjen e bashkëkombësit të tij, duke theksuar se ajo duhet respektuar, ndërsa shtoi se Ronaldo nuk e ka mbyllur ende karrierën si futbollist.
“Vendimi i tij duhet respektuar dhe unë e respektoj. Ai nuk e ka përfunduar karrierën e tij”, u shpreh Mourinho, duke komentuar situatën e yllit portugez, i cili aktualisht aktivizohet me Al Nassr në Arabinë Saudite.
Më tej, trajneri portugez theksoi se ata që e njohin mirë Ronaldon e dinë se ai ka ende objektiva për të realizuar në futboll.
“Kush e njeh, e di se ai ka ende synime. E vetmja gjë që dua të them është se dita kur do të tërhiqet nga futbolli si lojtar do të jetë një ditë ndryshe”, deklaroi Mourinho.
I pyetur nëse e sheh Ronaldon në të ardhmen si trajner futbolli, tekniku portugez nuk dha një përgjigje të prerë.
“Nëse një ditë do ta shoh si trajner? Nuk di çfarë të them. Është ende shumë herët për të folur për këtë”, përfundoi ai.
Mourinho dhe Ronaldo kanë një histori të përbashkët te Real Madridi, ku ndanë të njëjtën dhomë zhveshjeje gjatë periudhës 2010-2013. Një periudhë e rëndësishme për të dy, në të cilën fituan tituj dhe ndërtuan një nga kapitujt më të spikatur të historisë së klubit madrilen.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
