E rëndë në Durrës! Djali godet me sëpatë prindërit e tij

6 November 2026, 22:00 / AKTUALITET ALFA PRESS
E rëndë në Durrës! Djali godet me sëpatë

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Rrushkull, në Manzë të Durrësit, ku një çift bashkëshortësh është plagosur, pasi dyshohet se është qëlluar nga djali i tyre.

Të dy prindërit kanë marrë plagë të rënda dhe janë transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Bëhet me dije se gruaja po trajtohet në Spitalin Rajonal të Durrësit, ndërsa bashkëshorti është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Ende nuk dihen motivet dhe rrethanat e konfliktit që çoi në këtë ngjarje. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Po ndodh...