Kapet me 65 doza kokainë në makinë, në pranga 45-vjeçari në Lushnjë, i sekuestrohen edhe armë gjahu dhe para
Një 45-vjeçar është arrestuar në Lushnjë, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 65 doza kokaine në automjet, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen. Operacioni policor, i koduar “Gjurmimi”, u finalizua nga Komisariati i Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.
Në pranga ra shtetasi Emiljan Mehilli, 45 vjeç, banues në fshatin Krutje e Poshtme. Ai u ndalua teksa qarkullonte me automjet në fshatin ku banonte, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për aktivitetin e tij të dyshuar në shitjen e lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit të automjetit dhe banesës së tij, policia gjeti dhe sekuestroi 65 doza kokainë, me peshë totale 156 gramë, një armë gjahu dhe 105 fishekë për të, dy peshore elektronike, një aparat celular, automjetin me të cilin lëvizte, si dhe një shumë parash në euro dhe lekë, që dyshohet se ishte përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
