Rikthehet Dinamo e dikurshme, klubi kryeqytetas ndryshon emrin dhe logon zyrtare
Dinamo po përgatitet të rikthehet te identiteti i tij historik, duke ndryshuar emrin nga "Dinamo City" në "Dinamo Tirana".
Ky vendim pritet të mbyllë përfundimisht projektin e mëparshëm që e lidhte skuadrën me idenë e bashkëpunimit me Manchester City-n, duke rikthyer origjinalitetin e një prej emrave më të rëndësishëm të futbollit shqiptar.
Hapi i parë drejt këtij ndryshimi është hedhur tashmë përmes prezantimit të një identiteti të ri vizual dhe modifikimit të logos zyrtare të klubit.
Në stemën e re ruhen elementët bazë me shkronjën "D" në qendër, por sfondi me valët e detit është zëvendësuar me Kullën e Sahatit dhe emërtimin "Dinamo Tirana 1950".
Përtej ndryshimeve vizuale, drejtuesit kanë nisur procedurat zyrtare pranë të gjitha institucioneve përkatëse për të regjistruar dhe njohur ligjërisht këtë emërtim të ri.
Procesi administrativ përfshin njoftimet e detyrueshme në UEFA, FIFA, Federatën Shqiptare të Futbollit, si dhe në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Pritshmëritë e klubit janë që i gjithë ky proces burokratik të finalizohet me sukses brenda muajve të ardhshëm, me janarin që shihet si afati maksimal.
Për tifozët kryeqytetas, ky rikthim te emri tradicional ka një domethënie të madhe që shkon përtej anës formale, duke u rilidhur drejtpërdrejt me rrënjët dhe historinë e lavdishme të skuadrës blu.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
