“Berisha, mos më leh si qeni pas gardhit”/ Demokratët përplasen me mbështetësit e të rinjëve, debat mes tyre: Çfarë studenteje je ti?
Pas mbërritjes së protestuesve të Partisë Demokratike pranë Ministrisë së Arsimit, aty ku ndodheshin protestuesit e thirrur nga studentët, ka pasur debate mes tyre.
Disa prej pjesëmarrësve kanë shkëmbyer fjalë lidhur me mbështetjen politike dhe praninë e demokratëve në tubimin e të rinjve.
Gjatë një bisede, një protestues e ka pyetur një protestuese se çfarë funksioni ka Sali Berisha në protestën e studentëve.
Ajo është përgjigjur se prej 150 ditësh ndodhet në shesh dhe se Berisha i mbështet studentët, ashtu siç, sipas saj, edhe ajo i mbështet ata.
Ndërkohë, një tjetër protestues ka kundërshtuar praninë dhe ndërhyrjen e Berishës në protestë, duke iu drejtuar me tone të ashpra.
Debati:
Protestuesi: Çfarë funksioni ka Sali Berisha?
Protestuesja: Kam 150 ditë në shesh. Ai na mbështet, ashtu siç i mbështesim ne studentët.
Protestuesi: Çfarë studenteje je ti?
Protestuaesja: Jam prej 150 ditësh këtu dhe i mbështes si fëmijën tim.
Një tjetër protestues:
“Berisha, mos më leh si qeni pas gardhit! Edhe ti nuk del këtu. Por arsyeja pse nuk del është e qartë: populli dhe rinia nuk të duan, ndaj nxjerr veglat e tua për të prishur protestën.”
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
