Molotovë e gurë/ Përshkallëzohen përplasjet para Kryeministrisë, policia nxjerr autobotin me ujë
Të rinjtë vijojnë aksionin e tyre kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Protesta para Kryeministrisë është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa situata është përshkallëzuar me hedhjen e molotovëve dhe sendeve të forta në drejtim të efektivëve.
Disa prej protestuesve, të maskuar, janë parë duke shkëputur gurë nga trotuari dhe duke i hedhur drejt kordonit policor të vendosur përpara godinës së Kryeministrisë. Ndërkohë, gjatë përplasjeve janë hedhur edhe bomba molotov, duke bërë që situata të tensionohet më tej.
Përballë veprimeve të protestuesve, policia ka ndërhyrë me autobotin me ujë, në përpjekje për të shpërndarë turmën dhe për të vënë nën kontroll situatën. Përplasjet kanë vijuar në zonën përpara Kryeministrisë, ku protestuesit kanë qëndruar të grumbulluar, pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit.
Ndërkohë, thirrjeve dhe paralajmërimeve të kryeministrit Rama për vendosjen e gjobave ndaj pjesëmarrësve, studentët dhe të rinjtë e tjerë u janë përgjigjur me pjesëmarrje në protestë. Ata vijojnë të dalin në rrugë, duke këmbëngulur në kërkesën për largimin e kryeministrit dhe duke mos u tërhequr nga aksioni i tyre.
Protesta ka hyrë tashmë në ditën e saj të 160-të.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
