Pas skandalit të ambasadores në Greqi, Rubio paralajmëron spastrim në Departamentin e Shtetit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka ndërmarrë hapa për të forcuar kontrollin mbi Departamentin e Shtetit, duke u thënë zyrtarëve të lartë se punonjësit duhet të qëndrojnë brenda kompetencave të tyre dhe të shmangin veprimet që krijojnë konflikte interesi. Këtë e bëjnë të ditur katër persona të njohur me çështjen.
Mesazhi i Rubios, i përcjellë gjatë një takimi javën e kaluar, përpara humbjeve elektorale të Partisë Republikane të martën, vjen në një kohë kur figurat kryesore të saj po përpiqen të distancohen nga administrata Trump, e cila po bëhet gjithnjë e më jopopullore.
Takimi u zhvillua pas dorëheqjes së bujshme, në mesin e tetorit, të ambasadores amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle. Dorëheqja erdhi pasi raportimet në media ngritën shqetësime se ajo kishte shitur aksesin te zyrtarët e administratës Trump në këmbim të parave, dhuratave dhe favoreve.
Guilfoyle i ka cilësuar raportimet si të pavërteta dhe, në një postim në rrjetet sociale, deklaroi se do të mbrojë reputacionin e saj.
Rubio u tha pjesëmarrësve në takim se sjellja joetike do të çonte në shkarkim, pavarësisht se sa lidhje të fuqishme mund të kishte një zyrtar, tha një nga personat e informuar.
Ai shtoi se shumë zyrtarë po merrnin vendime ose po promovonin agjenda politike pa u koordinuar me të tjerët dhe se vendimet e rëndësishme kërkonin miratimin e tij ose të zëvendëssekretarit të Shtetit, Christopher Landau, sipas personave që folën në kushte anonimiteti. Detajet e takimit nuk janë raportuar më parë.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
