Tensione në zgjedhjet e PD-së në Fier/ Plas sherri për listat, anëtarët nuk gjejnë emrat: Janë hequr sipas dëshirës

7 November 2026, 17:59 / POLITIKË ALFA PRESS
Tensione në zgjedhjet e PD-së në Fier/ Plas sherri për

Këtë të shtunë, në qytetin e Fierit është zhvilluar procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës së Partisë Demokratike. Në garë për drejtimin e degës janë pesë kandidatë: Ardian Ferro, Enkelejda Veliu, Fatjon Semanjaku, Gentian Koçi dhe Festim Meta.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 08:00 dhe qëndruan të hapura deri në orën 18:00. Pas përfundimit të procesit të votimit, pritet të nisë numërimi i votave dhe më pas të shpallet fituesi. Megjithatë, procesi nuk ka kaluar pa tensione.

Gjatë votimit janë regjistruar përplasje, pasi disa prej anëtarëve nuk kanë gjetur emrat e tyre në listat e votuesve. Në videos të publikuar nga NeoAlb dëgjohet një grua duke kundërshtuar mungesën e emrit të saj në listë, ndërsa deklaron se është kryetare seksioni.

“Jam kryetare seksioni”, dëgjohet të thotë ajo.

Më tej, ajo shpreh pakënaqësinë duke pretenduar se emrat janë hequr qëllimisht nga lista.

“E di shumë mirë se kush i ka hequr emrat sipas dëshirës. Më jep procesverbalin të iki të votoj”, shprehet ajo mes tensioneve.

Po ndodh...