Pjesëmarrja shumë e ulët/ Nis numërimi i vetëm një kutie me vota në PD-në e Korçës

7 November 2026, 18:42 / POLITIKË ALFA PRESS

Pjesëmarrja shumë e ulët/ Nis numërimi i vetëm një

Në selinë e PD-së në Korçë ka nisur numërimi i votave për kryetarin e degës, ndonëse fituesi dihet. Siç e raportuame dhe më herët, gara është tashmë e mbyllur dhe fitues pritet të shpallet Harito Zoto.

Një fakt ulëritës në zgjedhjet e sotme në këtë degë të PD-së, është pjesëmarrja shumë e ulët. Ndryshe nga ajo se çfarë rapoprton Komisioni i Votimit që thotë se rreth 400 persona kanë votuar për kryetarin e ri, realiteti është shumë larg kësaj shifre mashtrimi.

Në të vërtetë rreth 110 persona kanë votuar për kreun e ri të kësaj dege, siç shihet edhe në foton e mësipërme ku votat janë vetëm në një kuti votimi.

Kjo është një këmbanë alarmi, një katastrofë e paralajmëruar, për shkak se nga rreth 4800 anëtarë, votojnë 110 persona. Ky bojkot që demokratët i bëjnë zgjedhjeve për kryetar dege tregon qartazi ku është katandisur Partia Demokratike në Korçë.  /CNA





Po ndodh...