Mbrojtësi kuqezi nuk fal, shënon gol në Rusi

7 November 2026, 19:59 / SPORT ALFA PRESS
Mbrojtësi kuqezi nuk fal, shënon gol në Rusi

Një moment vendimtar dhe tri pikë të arta për Akhmat Groznin, me protagonist mbrojtësin shqiptar Klisman Cake. Futbollisti kuqezi i dha fitoren skuadrës së tij në përballjen ndaj Rodinas, duke realizuar golin e vetëm të takimit.

Gjithçka u vendos në minutën e 34-t, kur Cake përfitoi nga një asist i Silvas dhe me një goditje me kokë dërgoi topin në rrjetë. Një finalizim i saktë nga mbrojtësi, që u shndërrua në momentin më të rëndësishëm të sfidës.

Për Cake ky ishte një realizim special, pasi shënoi për herë të parë këtë sezon. Goli i tij rezultoi vendimtar për suksesin 1-0 të Akhmat Groznit në javën e 14-të të kampionatit rus.

 

 

 

Po ndodh...