Historia e zezë përsëritet, Manchester United rrezikon rënien për herë të parë pas 40 vitesh

7 November 2026, 22:30 / SPORT ALFA PRESS

Historia e zezë përsëritet, Manchester United rrezikon

Manchester United po përjeton një nga momentet më të vështira të historisë së tij. Për herë të parë që nga sezoni 1986-1987, skuadra angleze gjendet në zonën e rënies nga kategoria pasi ka zhvilluar të paktën 9 ndeshje kampionati.

Pas rezultateve të së shtunës në javën e 10-të të Premier League, “Djajtë e Kuq” kanë zbritur në vendin e 18-të me vetëm 7 pikë, një pozicion që në fund të sezonit do të nënkuptonte rënien në Championship.

Herën e fundit që United ishte në një situatë të tillë ishte në nëntor të vitit 1986. Në atë periudhë, pas 15 javësh kampionat, ekipi renditej në vendin e 21-të, ndërsa Newcastle ishte i fundit. Megjithatë, të dyja skuadrat arritën të shpëtonin në fund të sezonit, ndërsa Leicester, Manchester City dhe Aston Villa përfunduan në kategorinë e dytë.

Tashmë, 40 vite më vonë, historia duket se po përsëritet për Manchester United. Skuadra ka mundësinë të dalë nga zona e rënies që në ndeshjen e radhës, kur të presë Aston Villën të dielën në orën 18:30. Një sfidë ku pikët janë më shumë se të domosdoshme për “Djajtë e Kuq”

Po ndodh...