Për herë të parë një grua, Enkelejda Veliu zgjidhet kryetare e degës së PD në Fier

7 November 2026, 21:31 / POLITIKË ALFA PRESS

Për herë të parë një grua, Enkelejda Veliu zgjidhet

Ka përfunduar procesi i votimit dhe numërimit të votave për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Fier.

Në përfundim të procesit, kandidatja Enkelejda Veliu ka fituar me 196 vota, e ndjekur me një rezultat të ngushtë nga kandidati Ardian Ferro, i cili ka marrë 192 vota.

Në votim morën pjesë gjithsej 834 anëtarë. Të pavlefshme rezultuan 8 vota, ndërsa një tjetër ishte e dëmtuar.

Në mesazhin e saj drejtuar demokratëve, Veliu ka shprehur fillimisht falënderimet për mbështetjen, duke theksuar angazhimin e saj për të qëndruar pranë çdo demokrati.

Kjo është hera e parë që në krye të degës së Partisë Demokratike në Fier zgjidhet një grua. 

Po ndodh...