Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre
7 November 2026, 21:00 / AKTUALITET

Një konflikt mes disa personave ka degjeneruar në përplasje fizike në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë. Ngjarja është regjistruar pak minuta më parë, ndërsa mësohet se një prej personave të përfshirë ka pasur edhe një thikë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka ndërhyrë për të shuar konfliktin. Gjatë ndërhyrjes, një prej personave është larguar me vrap, ndërsa efektivët kanë qëlluar me armë zjarri në ajër për ta ndaluar.
Megjithatë, ai ka vijuar të largohet, por është arrestuar nga policia disa metra më tutje.
Të gjithë personat e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në komisariat. Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
