Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre
Dyshimet për një vatër të mundshme helmimi në Vlorë janë zgjeruar, pasi pas fëmijëve të kopshtit publik nr. 10, edhe persona të rritur janë paraqitur në spital me simptoma të ngjashme.
Të prekurit kanë shfaqur probleme gastrointestinale, kryesisht diarre dhe të vjella. Dyshimet paraprake janë për një helmim të mundshëm nga uji, por deri më tani nuk janë marrë mostra për analiza laboratorike që mund të përcaktojnë shkakun.
Një ditë më parë, pesë fëmijë u paraqitën në pediatrinë e Vlorës me temperaturë, dhimbje të forta barku dhe të vjella. Të vegjlit frekuentonin kopshtin publik nr. 10, ndërsa dyshimet fillestare u përqendruan te një helmim i mundshëm në ambientet e institucionit.
Prindër të tjerë kanë raportuar se edhe fëmijët e tyre kanë shfaqur simptoma të ngjashme, por nuk i kanë dërguar për trajtim në spital.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
